Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:25 | 14 Janar 2021

Janë konfirmuar 279 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 279 kanë rezultuar pozitive përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 441 pacientë kurse 4 persona kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: