
Janë shënuar 14 vdekje dhe 289 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK njofton se nga 1.468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 289 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 107 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 8 raste, Rahovec 8 raste, Viti 8 raste, Obiliq 5 raste, Klinë 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.
Ndërkaq sot janë shëruar edhe 303 pacientë kurse 14 persona kanë ndëruar jetë./ ORAinfo/