Janë konfirmuar 342 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK njofton se nga 1.926 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 342 kanë rezultuar poztive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 85 raste, Prizren 41 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 30 raste, Suharekë 29 raste, Ferizaj 18 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Klinë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Shtime 6 raste, Deçan 5 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.
Ndërsa sot janë shëruar edhe 235 pacientë kurse 5 të tjerë kanë ndërruar jetë./ORAinfo/