Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:15 | 26 Prill 2021

Janë konfirmuar 154 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 154 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 40 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Pejë 13 raste, Gjilan 10 raste, Gjakovë 9 raste, Obiliq 9 raste, Podujevë 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Drenas 5 raste, Vushtrri 5 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 2 raste, Prizren 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Viti.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 545 pacientë të tjerë kurse 11 të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: