Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:33 | 05 Qershor 2021

Janë konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2066 mostra të marra në gjatë 24 orëve të fundit, 20 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitiva janë nga komuna e Mitrovicës 8, Prishtinë 5, Skenderaj 2, Podujevë 1, Pejë 1, Ferizaj 1, Lipjan 1, Vushtrri 1.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 197 pacientë të tjerë./ORAinfo/

Komento: