Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:27 | 07 Dhjetor 2020

Janë shënuar 14 vdekje dhe 519 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.407 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 519 kanë dalë positive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.

Ndërkaq sot janë shëruar 926 pacientë kurse 14 kanë humbur jetën./ORAinfo/

Komento: