Nga këto komuna vijnë rastet e reja me kronavirus

15:20 | 04 Janar 2021

Janë konfirmuar 169 raste të reja me kronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.050 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 169 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 313 pacientë kurse 7 të tjerë kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: