Nga këto Komuna vijnë të infektuarit e fundit me koronavirus

15:10 | 22 Prill 2021

382 persona janë identifikuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 382 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Pejë 40 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjilan 21 raste, Lipjan 21 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Skenderaj 15 raste, Gjakovë 14 raste, Klinë 14 raste, Drenas 13 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Deçan 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe Leposaviq 2 raste.

Komento: