Nga kjo datë, paralajmërohen vërshime në Kosovë

16:55 | 12 May 2019

Mot jo shumë i mirë po vazhdon edhe më tej në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron vërshime për datën 14.05.2019.

Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka parashikuar se do të ndodhin vërshime për shkak të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten me datën 14.05.2019, dhe do përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore te Kosovës.

Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rëshqitje të dhuet në zonat e ndjeshme.

Zonat më të goditura do të jenë pjesa perendimore dhe jugore e vendit.

Komento: