Nga kjo ditë nis vaksinimi i qytetarëve kundër Covid në SHBA

22:04 | 12 December 2020

SHBA nga e hëna fillon vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.

Qytetarët e SHBA-së do të fillojnë të marrin vaksinën Pfizer/BioNTech nga e hëna pasi ajo është autorizuar për përdorim emergjent, thanë zyrtarët.

Tre milionë dozat e para të vaksinës do të shpërndahen nëpër gjithë shtetet këtë fundjavë, njofton Klan Kosova.

Vaksina ofron mbrojtje kundër COVID-19 deri në 95 për qind dhe është vlerësuar e sigurt nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA).

FDA ka thënë se aprovimi për përdorim i kësaj vaksine është i rëndësisë historike ndaj kësaj krize

Agjencia amerikane autorizoi përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer / BioNTech të premten, pasi u vu nën presion të fortë nga administrata Trump për ta bërë këtë.

Përdorimi i së njëjtës vaksinë është autorizuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.

Komento: