30 ushtarë nga Shqipëria nuk do të jenë më në Kosovë.
30 paqeruajtës nga Shqipëria ia dhanë sot fund misionit të tyre në kuadër të KFOR-it.
Paraprakisht ata morën pjesë në Ceremonia e Paradës së Medaljeve dhe atë të dorëzim-pranimit të detyrës me pasardhësit në kampin Villagio Italia në afësi të Pejës.
Koloneli i shtabit të Komandës Rajonale të KFOR-it, Ivano Marota, u shpreh i kënaqur për punën e kryer nga 30 ushtarët shqiptarë, thuhet në njoftimin e misionit të NATO-s, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ceremoni u kryesua nga komandanti i sektorit perëndimor të KFOR-it, Ivano Marotta, ndërsa trupat shqiptare udhqëhiqeshin nga kolonelja Razije Mehemti, atasheu ushtarak, kolonel Altin Kurti dhe zëvendës-komandantja Flora Dako.