Nga kush kontrollohen lojërat e fatit?

00:01 | 29 March 2019

Milaim Zeka ka folur edhe për temën aktuale, mbylljen e lojërave të fatit.

Ai ka thënë se prapa lojërave të fatit në Kosovë kanë qëndruar dy parti të mëdha, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

“Njerëz kryesorë të LDK’së i kanë udhëhequr lojërat e fatit në Kosovë”, është shprehur Zeka, duke përmendur në veçanti Avdullah Hotin, për të cilin ka thënë se, si ministër, ka lëshuar shumë licenca për bizneset e tilla.

Zeka ka vlerësuar po ashtu se “ka deputetë që i kontrollojnë lojërat e fatit”.

“I di Prokuroria, i di AKI’ja” emrat e tyre, ka thënë deputeti i Nismës.

“Do të flasin bizneset që janë dëmtuar”, ka parashikuar Zeka. Sipas tij, mbyllja e lojërave të fatit është “vendim antiligjor”. Zeka ka thënë se këtë e di edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Do t’i kushtojë shumë shtrenjtë shtetit të Kosovës”, ka vlerësuar ai. “Qeveria do t’i paguajë miliona euro dëme njerëzve”, ka parashikuar Zeka.

Komento: