Nga 1 janari i vitit të ardhshëm Gjermania pritet të dyfishojë çmimin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror.
Sipas një raporti në Süddeutsche Zeitung, nga 1 janari, pothuajse 300 operatorë ofrues të energjisë elektrike dhe gazit natyror në të gjithë Gjermaninë do të rritin çmimet e energjisë.
Ofruesit e energjisë duhet të njoftojnë konsumatorët për rritjen e çmimeve gjashtë javë përpara.
Mesatarisht flitet për rritje rreth 54% të gazit natyror dhe rreth 61% të energjisë elektrike, raportojnë mediet gjermane.
Për shembull, në apartamentet qendrore të Këlnit, konsumatorët kanë marrë tashmë njoftim për një rritje vjetore që mund të arrijë deri në 2000 euro .
Një shembull ilustrues: nga 150 euro në muaj, faturat do të rriten në 317 për energjinë elektrike dhe gazin natyror në vitin e ri, sipas letrave të para nga ofruesit. Rritje përkatëse të mëdha të faturave priten edhe në Mynih.