Nga mosardhja e diasporës, mbi 240 milionë euro më pak në vendin tonë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nga mosardhja e diasporës, mbi 240 milionë euro më pak në vendin tonë

23:34 | 23 Nëntor 2020

Mbi 240 milionë euro më pak nga mos ardhja e diasporës.

Afro 1 milionë udhëtarë më pak se vitin paraprak, kanë hyrë në Kosovë përmes aeroporti.

Është vendi ku shumë persona presin të afërmit e tyre kur vijnë nga diaspora.

Por, gjatë vitit 2020 fluksi i udhëtarëve në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, ka qenë dukshëm më i ulët.

Për shkak të pandemisë COVID-19, rreth një milion më pak njerëz kanë hyrë në Kosovë, përmes aeroportit gjatë periudhës janar-gusht në krahasim me vitin paraprak.

Një gjë e tillë është konstatuar në një raport të instituti GAP, që është publikuar këto ditë

E gjithë kjo mungesë e mërgimtarëve po ndikon edhe në ekonominë e vendin.

Kjo pasi që sipas ekspertëve ekonomikë humbjet janë goxha të mëdha.

Por përkundër kësaj Nagip Skenderi përmend një fakt interesant.

Ndërkohë, Mustaf Kadriaj diasporën po e sheh si të vetëm shpresë për rimëkëmbje ekonomike.

Kadriaj shtonë se të hyrat nga diaspora janë të ardhurat më të pastra të Kosovës.

Në periudhën janar-gusht 2020, numri i vizitorëve nga jashtë në Kosovë ishte rreth 62.5% më i ulët se në vitin 2019.

Komento: