Ndriҫimi është njëra ndër mungesat e autostradave, asaj “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”.
Edhe pse shtyllat ndriçuese janë të vendosura që nga fillimi, ato asnjëherë nuk janë ndezur.
Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Ai ka deklaruar se procedurat për ndriçimin e autostradave janë në përfundim e sipër dhe se në prill pritet të fillojnë punimet.
I pyetur lidhur me arsyen e vonesës së ndriçimit të hyrje-daljeve të autostradave, kreu i MI-së ka thënë se ka të bëjë me ankesat e operatorëve ekonomik.
“Për shkak të ankesave të operatorëve ekonomik. I parasheh ligji për prokurim publik”, ka shtuar Lekaj.
Ndryshe në hyrje-dalje të këtyre autostradave shpesh herë kanë ndodhur edhe aksidente me pasoja fatale.