Nga nëntori Policia e Kosovës nuk lëshon më vërtetime për të kaluarën kriminale

16:38 | 17 October 2024
nga-nentori-policia-e-kosoves-nuk-leshon-me-vertetime-per-te-kaluaren-kriminale

Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, ka njoftuar se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

“Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale”, thuhet në komunikatë.

“Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre”.

Komento: