Nga nesër do të ketë reduktime të ujit në Prishtinë

23:34 | 14 Gusht 2020

Prishtina nga dita e nesërme do të përballet me reduktime të ujit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar reduktime të ujit të cilat janë planifikuar prej datës 15 gusht deri më 15 shtator.

KRUP’i thotë se duke filluar nga dita e nesërme 15 gusht e deri më 15 shtator 2020, për shkak të ruajtjes së resurseve ujore, menaxhimit të thatësisë dhe ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm, ju njofton me furnizimin e ri i cili vlen për të gjitha zonat e shërbimit, si vijon:

Të gjitha zonat rurale që kanë burime alternative do të kenë reduktime të ujit nga ora 18:00-06:00.

Të gjitha zonat urbane do të kenë reduktime të ujit të pijshëm nga ora 24:00 (00-00) deri në 04:00, gjithsej 4 orë gjatë natës.

KRU ” Prishtina ” thotë se është e obliguar që furnizimin me ujë ta bëjë me presion në intervale 1.5 bar – 7 bar, andaj garanton që e mban këtë nivel të furnizimit.

“Katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi”, thotë KRUP’i.

Komento: