Nga nesër nis puna në Dhomat e Monitorimit të Zhurmave për gastronominë

22:43 | 20 Gusht 2023
nga-neser-nis-puna-ne-dhomat-e-monitorimit-te-zhurmave-per-gastronomine

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga nesër, do të filloj puna në Dhomat e Monitorimit të Zhurmave për gastronomi.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, përmes rrjetit social Facebook.

“Nesër, e hënë, 21.08.2023,në ora 10:30, në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit do të nis edhe zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave brenda lokaleve të Gastronomisë”, thuhet në njoftim.

Komento: