Nga një aksident në Vrellë marrin lëndime tetë persona

17:38 | 07 July 2019

Dita Ditës po shtohen numri i aksidenteve.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orën 13:45 në hyrje të Vrellës, nga drejtimi i Istogut.

Në aksident janë përfshirë dy automjeteve, ku si pasojë janë lënduar tetë persona dhe të gjithë kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Dy nga të lënduarit janë ndaluar në QKMF-ën e komunës së Istogut, kurse të tjerët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

I menjëhershëm ka qenë reagim i i Policisë së Kosovës, stacioni në Istog dhe i pari që ka ofruar ndihmë të aksidentuarve ishte, Hyzer Maxharraj, pjesëtar i PK-së, i cili po kthej nga orari i punës.

Sipas mjekut kujdestar, Mustafë Ibrahimaj, të aksidentuarit edhe përkundër lëndimeve që morën, janë jashtë rrezikut për jetë

Komento: