Nga një femër me mbipeshë, në një super femër, Fifi mahnitë në fotografitë e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nga një femër me mbipeshë, në një super femër, Fifi mahnitë në fotografitë e fundit

09:55 | 27 Shtator 2020

Këngëtarja e njohur kosovare po shkëlqen në fotografitë e fundit.

Fifi kohën e fundit është komentuar shumë për ndryshimin e madh në dukje, pasi humbi goxha peshë.

Në fotografitë që po i ndan kohë pas kohe në rrjete sociale, këngëtarja pranon vetëm komente pozitive nga ana e fansave.

Së fundi, Fifi publikoi disa fotografi, në të cilat shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, të kombinuar me korset e këpucë të zeza.

Ajo kishte lëshuar flokët, ndërsa dukej për mrekulli me këtë paraqitje dhe mori komente të shumta nga ndjekësit.

Fifi ka folur disa herë publikisht lidhur me peshën, pasi kishte pranuar edhe disa kritika, por ka thënë se ajo e ka dashur trupin e saj edhe kur kishte më shumë kile edhe tani që ka më pak.

Komento: