Nga një muaj paraburgim për tre malazezët për mbishkrimin “Kosova është Serbi”

18:08 | 26 November 2024
nga-nje-muaj-paraburgim-per-tre-malazezet-per-mbishkrimin-“kosova-eshte-serbi”

Tre shtetasve malazezë u është vendosur masa e paraburgimit nga një muaj për secilin për mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Këtë për Klankosova e bëri të ditur Elzana Kastrati nga Gjykata Themelore në Pejë.

“Po, masa e paraburgimit është caktuar për tre personat në fjalë. Vepra penale është ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ nga neni 141 par.1 lidhur me 31 të KPRK-së”, ka thënë Kastrati.

Të dielën, ata u arrestuan në afërsi të manastirit të Deçanit pasi në targat e veturave kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Komento: