Nga Shqipëria për të luftuar në UÇK si 17-vjeçare, në fund e ‘ikur’ nga Kosova

13:23 | 18 Shkurt 2022

Nga Tirana në UÇK si 17-vjeçare dhe në fund e ‘ikur’ nga Kosova

Valentina Murgu Haliti, ka rrëfyer historinë e saj ushtarake, sa krenare, aq edhe të dhimbshme në Sytë 7 në Klan Kosova.

Erdhi nga Shqipëria për të luftuar krah UÇK-së, jetoi për 20 vitet e lirisë në Kosovë, dhe në fund u detyrua të gjejë shërim mbi dëmet e luftës jashtë vendi.

E njëjta, nga Tirana, si 17 vjeçare i bashkohet UÇK-së, në zonën e Drenicës, bashkë me bashkëshortin, i cili është nga Skenderaj.

Sipas saj, çifti ishte martuar para luftës, ku fillimisht kanë jetuar në Tiranë, por në kohën e luftës, kanë ardhur në Kosovë që të kontribuojnë me aq sa munden si të uniformuar.

Murgu- Haliti, thotë se kanë jetuar në Kosovë për 20 vite pas luftës. Por, për dëmet shëndetësore, që i ka marr gjatë luftës, u detyrua të shkoj në Suedi, pasi në Kosovë nuk arriti të gjej shërbim, e as financim për shërim.

Ndiqni më poshtë intervistën e plotë:

Komento: