Nga “si po e lëmë” në “si është sot”, Çeku ndryshon postimin për punimet në “Ukë Bytyçi”

17:38 | 28 December 2024
nga-“si-po-e-leme”-ne-“si-eshte-sot”,-ceku-ndryshon-postimin-per-punimet-ne-“uke-bytyci”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka prezantuar punimet që tha se janë bërë në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.

Megjithatë, Çeku ndryshoi postimin nga “si e gjetëm dhe si po e lëmë” në “si e gjetëm dhe si është sot”.

Ai më tej tha se “me këtë seriozitet” infrastruktura kulturore nuk është trajtuar asnjëherë më parë.

Shtëpia e Kulturës është përuruar në shtator të këtij viti, teksa investimi kushtoi 3.8 milionë euro.

Komento: