Nga skema e ndihmës sociale në shtator përfituan 24 mijë e 169 familje

14:52 | 25 October 2022

24 mijë e 169 familje përfituan nga skema e ndihmës sociale në shtator.

Agjencia e Statistikave të Kosovës informoi se gjatë muajit shtator 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 mijë e 169 familje me gjithsej 95 mijë e 478 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 776 familje.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës sipas ASK-së janë 140 mijë e 800 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 mijë e 456 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 311 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 61 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 803 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 mijë e 267 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 677 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mijë e 823 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë e 998 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 mijë e 537 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë e 148 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 mijë e 780 përfitues.

Ndërsa, gjatë muajit shtator 2022, sipas të dhënave janë braktisur dy fëmijë.

Komento: