
Këto janë masat e reja kundër COVID-19 që hyjnë nga sot në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin me masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19 që hyjnë në fuqi nga dita e sotme.
Sipas masave të reja, grumbullimet në ambientet e mbyllura do të lejohen me 200 persona maksimalisht, derisa në ambientet e hapura mund të grumbullohen deri në 250 persona.
Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve të tjera familjare dhe mbrëmjeve të maturës do të lejohen deri në ora 23:00, por me kusht që të shfrytëzohet vetëm 30% e kapacitetit të hapësirës, ose jo më shumë se 200 të ftuar.

Në masat e reja të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë është përcaktuar edhe prania e shikuesve në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe ato të jashtme.
