Zyra e Doganës së Kosovës nga sot do të hapet në Portin e Durrësit.
Kosova tashmë do ta ketë Zyrën e Doganës edhe në Portin e Durrësit.
Në hapjen e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit do të marrin pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj dhe ministri i Financave Bedri Hamza.
Ndryshe, ky vendim u mor në vitin 2017 në mbledhjen e katërt të përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës që u mbajt në Korçë.