Nga sulmet ajrore izraelite dëmtohet laboratori kryesor i testimit të Gazës për COVID-19

22:32 | 18 May 2021

Dy kate të ndërtesës së Klinikës Al-Rimal u shkatërruan

Një sulm ajror izraelit dëmtoi të hënën një nga qendrat kryesore të testimit të koronavirusit në Gaza, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Të paktën dy kate të ndërtesës së Klinikës Al-Rimal u shkatërruan pas sulmit ajror, sipas një gazetari të CNN në vendngjarje

Ministria e Shëndetësisë e autoritetit palestinez në bregun perëndimor e dënoi sulmin dhe tha se zyrat e tyre lokale administrative ishte gjithashtu të dëmtuara.

Një zëdhënës i forcave të mbrojtjes së Izraelit i tha CNN-it të martën se sulmi kishte cak forcat e brendshme të sigurisë së Hamasit në një ndërtesë aty pranë Klinikës.

Komento: