Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

09:45 | 06 Tetor 2024
ngacmim-i-vazhdueshem-ndaj-nje-zyrtari-ne-veri-te-mitrovices,-policia-nis-hetimet

Një rast ngacmimi i vazhdueshëm është raportuar në Policinë e Kosovës më 4 tetor 2024.

Viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se është ngacmuar vazhdimisht nga një i dyshuar, gjithashtu mashkull kosovar

Sipas raportimit të viktimës, ngacmimet kanë ndodhur gjatë kryerjes në punës zyrtare, jashtë orarit të punës dhe madje edhe gjatë kohës së lirë.

Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast, ndërsa nuk janë dhënë informacione tjera.

Komento: