Policia njofton për arrestimin e një burri në Prishtinë nën dyshimet për ngacmimin e ish të dashurës së tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
NGACMIM/Prishtinë 05.11.2022 – 02:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka përcjellë dhe ka tentuar ta bind që të dalin në kafe ish të dashurën e tij, viktimën femër kosovare.
Sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht vepron njëjtë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.