Ngacmoi një burrë në rrjete sociale, arrestohet gruaja nga Istogu

09:50 | 03 Qershor 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua për shkak se ka ngacmuar një burrë në rrjete sociale.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Gurrakoc të Istogut.

“NGACMIM: Fsh. Gurrakoc, Istog 02.06.2022 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e kishte ngacmuar nëpërmjet rrjeteve sociale ankuesin mashkull kosovar.

Pas intervistimit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Komento: