
Lajm i bujshëm nga Spanja, Fabian Ruiz rikthehet në Serie A.
Mesfushori spanjoll Fabian Ruiz, do të largohet nga PSG pas përfundimit të sezonit, pasiqë nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Parisienët, e cila i skadon në vitin 2027.
PSG nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero dhe drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje në verë për një shifër prej rreth 15 milionë eurove.
Portali i njohur spanjoll Fichajes.net, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.
Zikaltërit synojnë transferimin e Ruiz në merkaton e verës, pasiqë nga skuadra pritet të largohet Davide Frattesi.
Marotta e sheh Ruiz si përforcim ideal për repartin e mesfushës dhe së shpejti pritet të nis kontaktet me përfaqësuesit e spanjollit.