Ngecin bisedimet për kalimin e Sarri tek Juventus, kjo është arsyeja

18:54 | 05 Qershor 2019

Duket se kanë ngecur bisedimet për kalimin e Sarrit tek Juventusi.

Trajneri italian po konsiderohet si pasuesi më i denjë i Massimiliano Allegrit te Juventus, që u largua me të përfunduar sezoni në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ ka disa ditë që ka nisur bisedimet me trajnerin e Chelsea, Maurizio Sarri.

‘Sky Sport Neës’ raporton se bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes Sarrit dhe Juventusit, janë bllokuar.

Është skuadra e Chelsea që ka bllokuar këtë proces, duke i kërkuar Juventusit që të paguajë klauzolën e lirimit për Maurizio Sarrin.

Klauzola e lirimit për Sarrin, sillet rreth gjashtë milionë euro.

Komento: