Ngjadhnjim Kastratin njihet si drejtor edhe nga Sindikata e RTK-së

15:45 | 24 Prill 2019

Ështe zgjedhur drejtori i ri i Radio Televizionit të Kosovës, e ai është Ngadhnjim Kastratit.

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së përmes një letre dërguar mediave uron Ngadhnjim Kastratin për zgjedhjen në postin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Njëherit kërkojnë bashkëpunim dhe shtyrjen e proceseve përpara si Ligjin e ri për RTK-në.

“SPERTK pret nga drejtori i ri bashkëpunim dhe njëherësh angazhim që sa më parë RTK të bëhet me ligjin e ri, i cili i siguron financim të pavarur dhe ndërtimin e objekt të ri, për ta vazhduar punën normalisht dhe për ta përmbushur misionin që ka transmetuesi i vetëm publik në Kosovë. SPERTK pret nga drejtori i përgjithshëm që sa më parë të nënshkruajmë kontratën e re kolektive me kërkesat tona të riformuluara ditë më parë, të cilat duhet të përfshihen në këtë kontratë”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndryshe, Zyra Ligjore e RTK-së e ka legjitimuar votimin e ndodhur para pak ditësh, përmes të cilit Ngadhnjim Kastrati është zgjedhur drejtor i ri i Radio Televizionit Publik të Kosovës.

Komento: