Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur.
Kur ju shmangni taksat, një nga problemet është pastrimi i parave, me saktësisht fshehja e tyre.
Një sipërmarrës nga Italia mendonte se kishte gjetur vendin e përkohshëm për të fshehur 40 mijë euro.
Burri, Alberto Vazzoler, i kishte futur kartëmonedhat në furrë, por kur gruaja bëri një ëmbëlsirë strudel i dogji.
Ngjara e pazakontë ka ndodhur në vitin 2016, por tani është bërë e ditur sepse Vazzoler është i akuzuar për shmangien e autoriteteve tatimore, duke ricikluar para jashtë vendit.
Shumën prej 40 mijë eurosh i dogji Silvia Moro, e bashkë-akuzuar, si i fejuari i saj, sipërmarrës.
Ajo është përgjuar duke i thënë në telefon motrën e saj se nuk i pa paratë kur e vuri ëmbëlsirën në furrë.
Për Guardia di Finanza pati dyshime se Vazzoleri kishte sasi të mëdha të parave cash në shtëpi dhe donte t’i fshehte për të parandaluar zbulimin e tij në ndonjë fushatë hetimore.
Në vitin 2011 ai u padit për evazion fiskal, një akuzë nga e cila u lirua në tetor 2017. Ai u arrestua përsëri në maj të 2018 për të njëjtën akuzë.