
Tërmeti në Shqipëri ka tronditur të gjithë.
Grimerja e njohur në Prishtinë, Medina Bllaca duke u solidarizuar me fatkeqësinë e tërmetit tragjik në Shqipëri, ka vendosur që sot dhe nesër të gjitha ato vajza e gra që do ta vizitojnë atelien e saj, mjetet e grumbulluara t’i destinojë për familjet me nevojë në Durrës.
Për më shumë ju ftojmë të shikoni postimin e profilit të saj në rrjetin social ‘’Instagram’’ me emrin medinabllaca_mua.


