Ngjarja e rëndë në Britani, ja për çka akuzohet shoferi i kamionit

18:24 | 27 October 2019

Edhe katër të tjerë janë prangosur dhe janë duke u hetuar.

Policia e Britanisë ka arrestuar të dyshuarin e pestë, për 39 persona pa shenja jete, të gjetur në rimorkion frigoriferike të një kamioni në Essex.

Policia thotë se i akuzuari është shoferi i kamionit, i cili quhet Maurice Robinson, 25 vjeç, nga Craigavon, Irlanda Veriore. Ai do të paraqitet të hënën në gjykatë, i akuzuar për 25 raste.

Edhe katër të tjerë janë prangosur dhe janë duke u hetuar.

Policia britanike po përpiqet të identifikojë viktimat, ndërsa dyshohet se ata janë emigrantë të ardhur nga Azia.

Ngjarja e rëndë me 39 emigrantë pa jetë brenda në kamion, duke ikur për në Angli tronditi opinionin publik mbarëbotëror.

Komento: