Ngjarja e rëndë në Dardani, identifikohen emrat e viktimave

16:34 | 22 April 2019

Një tragjedi ka ndodhur sot në lagjen Dardania ku një person la pa jetë gruan, renë dhe më vonë edhe veten.

Burime të Gazetës Express brenda Pokurorisë së Shtetit kanë treguar edhe identitetet e tre viktimave

“Burri ishte H.K, gruja H.k, reja R.K”, kanë treguar nga Prokuroria.

Sipas këtyre burimeve, thuhet se familja Krasniqi kanë pasur probleme të vazhdueshme, ndërsa burri që dyshohet se kishte probleme psikike

“Këta kanë pas probleme te vazhdueshme familjare, dhune ne familje, dhe çrregullime mendore”, thuhet në përgjigjen brenda Prokurorisë.

Të njëjtat arsye pse mund të jetë kryer krimi i kanë dhënë edhe fqinjët e ndërtesës.

Ata kanë treguar se kanë dëgjuar shpesh zhurmë nga banesa e familjes Krasniqi.

Ndërsa kanë treguar se burri që dyshohet la pa jetë familjaret e tij dhe vetën kishte probleme mendore dhe edhe më herët ka tentuar ta privojë nga jeta gruan e tij

Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike, në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe një fëmijë.

Dy orë pasi që ndodhi krimi, 2-vjeçarja është nxjerrë nga aty nga familjarët pasi që hetuesia kreu hetimet e para.

Ndërsa akoma nuk janë nxjerrë tre trupat e pajetë e familjarëve, Ekipi i forenzikës gjendet akoma brenda banesës.

Policia e ka rrethuar të gjithë ndërtesen në lagjen Dardania, ndërsa banorët e atij blloku janë evakuuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një rast të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit kanë mbetur pa jetë tre persona. Ndërrimin e jëtës së viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Komento: