Ngjarja e rëndë në Dardani, personat që humbën jetën janë familjarë të sportistit të njohur

21:44 | 22 Prill 2019

Federata ngushëllon sportistin.

Të tronditur nga rasti i trefishtë sot në Prishtinë, janë shprehur edhe Federata e Hendbollit të Kosovës.

Me anë të një komunikate, FHK ka reaguar pas rastit tragjike në Prishtinë, viktimat e së cilës ishin familjarë të hendbollistit të Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës, Kreshnik Krasniqi.

I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë.

Sinqerisht,

Eugen Saraçini
President i FHK-së

Komento: