Ngjarja e rëndë në Gjilan, policia gjen fakte të reja për Valdete Bllacën

23:46 | 20 Shkurt 2020

Policia ka gjetur disa fakte të reja për Valdete Bllacën.

Dy ditë më parë, policja Valdete Bllaca nga Gjilani privoi nga jeta prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas vetën.

Sinjali mëson se në shtëpinë ku ndodhi ngjarja u gjetën dhe u sekuestruan 17 gëzhoja me të cilët është kryer vepra, ani pse, ajo i kishte qëlluar ata dhe vetën dy herë në kokë.

Burime të njëjta kanë bërë të ditur se, me këtë rast janë përdorur dy karikatorët.

Është bërë e ditur se vëllau i madh, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit.

Ndërsa babai, Zeqir Bllaca dhe vëllai Blerim Bllaca janë privuar nga jeta në dhomën e ndejës, e nëna Hanife Bllaca u qëllua për vdekje në një dhomë tjetër.

Pasi kaloi orë të tëra mes viktimave të saj, Valdete Bllaca doli në derë të shtëpisë për të mos e lënë të hyjë brenda tezen dhe bashkëshortin e saj që kishin shkuar për vizitë.

Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma kur Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.

Trupi i pajetë i saj u gjetë në koridorin e shtëpisë, pranë të cilit u gjetë edhemjeti me të cilin ajo ekzekutoi katër anëtarët e familjes dhe në fund veten.

Komento: