Ngjarja e rëndë në Prishtinë, dalin detaje për dy familjet e përfshira në të

18:12 | 05 September 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera nga vendi i ngjarjes, ku u lënduan katër persona.

Zëdhënësi Bajram Krasniqi ka thënë se dyshohet se të dyja familjet jetojnë në Lagjen e Spitalit.

‘’Në orën 15:50 ka ndodhur një rast gjuajte me mjete zjarri. Në vendin e ngjarjes kemi gjetë 4 personë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Kjo është informata që kemi për momentin. Jemi duke pritur edhe porkurorin për të dalë në vendin e ngjarjes. Besoj që më vonë do të japim edhe info tjera, edhe për motivin. Për momentin nuk mund të spelukojmë asgjë për motivin.”

Komento: