Në Prishtinë ka ndodhur sot një ngjarje shumë e rëndë.
Dy familjet nga kryeqytetit, Rafuna dhe Mehmeti, u hasmuan për shkak të një vije pronësore.
Mësohet gjithë ngjarja se si erdhi deri tek konflikti që mbeti me pasoja të rënda.
Historia nisi kur një zyrtar i kadastrës në Komunës së Prishtinës i caktoi megjën dy familjeve, komshinj në Lagjen e Spitalit.
“Familja Mehmeti i ka vendosur disa blloka në megjën afër familjes Rafuna. Njëri prej anëtarëve të familjes Rafuna ka larguar me shqelmi bllokat e vendosur duke thënë se “I ke vendosur në megjën time”.
Tutje, ai tregon se familjarët e Mehmetit e goditën fizikisht një anëtarë të Rafunës. Ata iu kundërpërgjigjen me mjete zjarri ku dy persona mbetën pa shenja jete dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë.
Miftar Mehmeti, Naim Mehmeti dhe një person i paidentifikuar janë prangosur nga Policia e Kosovës.