Ngjarja e rëndë në Prishtinë, prokuroria dhe policia japin detaje të reja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ngjarja e rëndë në Prishtinë, prokuroria dhe policia japin detaje të reja

19:45 | 22 Prill 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Për privimin nga jeta të tre personave kanë folur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë e në Policinë e Kosovës.

Derisa fillimisht konfirmuan ngjarjen, pak minuta më vonë, në vend të ngjarjes do të deklarohej edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Nga informacionet që posedojmë deri më tani fjalë për njëngjarje që është cilësuar ngjarje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991. Nga informacionet që i kemi kërkuar bëhet fjalë se fillimisht i dyshuari e ka privuar nga jeta gruan e tij e më pas rejën e tij dhe më pas edhe vetën.”

Pas më shumë se katër orë prej kur hetuesia qëndroi në banesën e familjes Krasniqi ku ndodhi ngjarja, nga aty u nxorrën edhe tre trupat e pajetë.

Në vendin e ngjarjes doli edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka që foli për rastin.

“Motivet ende nuk keni mundur me i marrë siç duhet, vetëm dimë se personi që e ka bërë këtë vepër ka qenë me probleme psikike ose mendore, sipas djalit të tij shpesh herë është kontrolluar në psikiatri”, ka thënë Beka.

“Vëllai i të pajetës femër e vitit 59, në një bisedë jashtë kamerave ka thënë se të dy bashkëshortët kane qenë duke ndjekur procedura për shkurorëzim pasi kanë pasur probleme martesore. Ndërsa djali dhe reja e tij nuk kanë qenë duke jetuar në të njëjtën banës”, ka thënë Beka.

Ai gjithashtu tha se dorasi pasi privoi nga jeta gruan e tij dhe rejën ka telefonuar djalin e tij duke i thënë se i ka qëlluar nënën dhe gruan.Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Komento: