Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren ku një person ka privuar nga jeta gruan e tij.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për rastin e fundit në Prizren
Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka thënë se kjo dukuri në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë.
Thaçi tha se nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtuar dhu në në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu.
“Le të jetë kjo thirrja jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë që të ndalet dhu na”, ka shkruar Thaçi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Dhu na në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë. Shpreh keqardhje të thellë për rastin e fundit në Prizren, derisa familjes i shpreh ngushëllimet në këto momente shumë të vështira. Nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtruar dhu në në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu. Le të jetë kjo thirrje jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë që të ndalet dhuna. HTH.