Ngjarja e rëndë në Shtime, publikohen pamje nga shtëpia ku u vodhën 24 mijë franga

18:16 | 07 August 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në Shtime.

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës, në shtëpinë e mërgimtarit N.Ndrecaj nga Shtimja kanë hyrë katër persona me qëllimin për të vjedhur.

Duket se hajnat nuk e kanë ditur se pronari i shtëpisë kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë për pushime.

Hajnat plagosën pronarin e shtëpisë, ndërkaq ky i fundit bashkë me vëllain e tij u përleshën fizikisht me njërin prej hajnave i cili mbeti i vdekur nga plagët e marra.

Pronari i shtëpisë u takua me hajnat, të cilët i kërkuan atij të dorëzohej.
Kur hasën në rezistencën e tij, njëri nga ta e qëlloi atë me mjet zjarri duke e plagosur kështu në këmbë.

Pas plagosjes së pronarit, hajnat u larguan nga shtëpia. N.Ndrecaj doli pas tyre, ku u takua edhe me vëllain i cili i kishte dëgjuar të shtënat.

Të dy vëllezërit Ndrecaj vrapuan pas hajnave duke u përleshur kështu fizikisht me njërin prej tyre.
Përleshja eskaloi edhe në përdorimin e mjeteve të forta.

Nga plagët e marra gjatë përleshjes, personi që dyshohet të ketë qenë i njëjti që e plagosi pronarin e shtëpisë ku edhe kishte hyrë për të vjedhur.

A.Ndrecaj, vëllai i pronarit të shtëpisë N.Ndrecaj është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërkaq pronari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jasharin, i cili ka bërë të ditur se edhe pronari i shtëpisë do të dërgohet në mbajtje.

Po ashtu rastin e ka konfirmuar edhe policia e Ferizajt, të cilët kanë treguar se si ka ndodhur e tërë ngjarja.

“Rreth orës 3:20 kemi marrë informacion se në Lagjen e Pajtimit në shtime ka të shtëna me mjet zjarri dhe përleshje fizike në mes të disa personave. Policia ka shku në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi me qëllim grabitjen, në shtëpi e kanë takuar pronarin e shtëpisë i cili ka ardhë dje prej Zvicrës. Personat e maskuar kanë kërkuar nga pronari i shtëpisë që të dorëzohet, pasi nuk është dorëzuar, njëri nga grabitësit e ka plagosur në këmbë pronarin e shtëpisë. Pas plagosjes së pronarit, grabitësit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka treguar majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

Ai ka bërë të ditur se pas ikjes së grabitësve, pronari i shtëpisë ka shkuar pas tyre. Në atë moment ai është takuar edhe me vëllain e tij, A.Ndrecaj, 36-vjeçar, i cili jeton në tjetër shtëpi.

“Pronari ka zbritur poshtë shtëpisë dhe e ka takuar vëllain e tij. Ata bashkë i kanë ndjekë të dyshuarit, diku jashtë oborrit janë takuar me njërin prej të dyshuarve, dyshohet të jetë i njëjti që e ka plagosur pronarin.

Ai ka shtënë përsëri në drejtim të pronarit të shtëpisë dhe vëllait por nuk i ka qëlluar.

Dyshohet se aty janë përleshur fizikisht në mes vete, janë goditur me mjetë të forta, po ashtu dyshohet se është përdorë edhe një mjet të fortë.

Nga plagët e marra njëri prej grabitësve ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Hajdini.

Kjo është shtëpia e N.Ndrecaj në të cilën hajnat vodhën 24 mijë franga zvicerane dhe brenda së cilës u plagos ai:

Komento: