Ngjarja në Ferizaj: Arrestohet edhe një i dyshuar

23:58 | 16 Gusht 2024
ngjarja-ne-ferizaj:-arrestohet-edhe-nje-i-dyshuar

Rasti në Ferizaj ku mbeti i vrarë një 89 vjeçar tronditi opinionin publik.

Në lidhje me rastin u arrestua një zyrtar policor i dyshuar për vrasjen.

Mirëpo, lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj i cili është raportuar sot në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe një i dyshuar.

Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Lajmi.net

Komento: