Ngjarja sportive në Zvicër, Bajqinovci: U dëshmua forca dhe uniteti i komunitetit tonë në diasporë

13:02 | 22 Shtator 2024
ngjarja-sportive-ne-zvicer,-bajqinovci:-u-deshmua-forca-dhe-uniteti-i-komunitetit-tone-ne-diaspore

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci mori pjesë në një turne të madh futbolli në Niederlanz, të organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) në bashkëpunim me LAPSH “Naim Frashëri” dhe Departamentin e Diasporës të Republikës së Kosovës.

Ngjarja mblodhi fëmijë shqiptarë, prindër, futbollistë profesionistë dhe sportistë të njohur, duke promovuar sportin dhe talentin shqiptar.

Deputeti theksoi se ky aktivitet dëshmoi forcën dhe unitetin e komunitetit shqiptar në diasporë.

Postimi i plotë:

Me ftesën e kryetarit të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, z. Feti Demolli,kisha kënaqësinë të marr pjesë në një ngjarje të veçantë sportive në Niederlanz të Zvicër. Turneu i madh i futbollit, i organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) në bashkëpunim me LAPSH “Naim Frashëri” dhe Departamentin e Diasporës të Republikës së Kosovës, mblodhi fëmijë shqiptar bashkë me prindër, futbollit profesionistë dhe sportistë të njohur . Kjo ngjarje jo vetëm që promovoi sportin dhe talentin shqiptar, por gjithashtu dëshmoi për forcën dhe unitetin e komunitetit tonë në diasporë.

Komento: