Haradinaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Prishtinë.
“Tronditje!
Prishtina përjetoi sot një ngjarje makabre!
Vrasja e një personi dhe lëndimi e shumë të tjerëve, në mes të ditës duke rrezikuar edhe shumë banorë të Lagjes së Spitalit, është tragjedi që na prek të gjithëve.
Ftoj organet e rendit, që të angazhohen pandalë deri në gjetjen e motiveve dhe dorasve të kësaj masakre dhe të njëjtit të marrin dënimin meritor.
Ngushëllime për familjen që humbën familjarin e tyre dhe lutemi për shëndetin e të lënduarve.
Kosova nuk do të lejojë ngjarje të tilla.
Ne kemi forcuar në vazhdimësi institucionet e rendit dhe ligjit në vend dhe aktet e tilla nuk do të tolerohen”, ka shkruar ai.