Ngjarja tragjike në Zelandë të Re, merret ky vendim

16:50 | 16 March 2019

Zelanda e RE u tronditë nga ngjarje e fundit tragjike.

Në kohën kur vendi u terrorizua pas sulmit në dy xhami në qytetin Christchurch të ishullit jugor, avokati i Zelandës së Re, David Parker, tha se armët do të jenë të jashtëligjshme.
Gjatë fjalimit të së shtunës në Christchurch, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se i dyshuari akuzohet edhe për qëllimin e “vazhdimësisë se sulmit” në momentin kur u kap nga policia.

Ajo tha se i dyshuari u arrestua nga dy policë të komunitetit rural, 36 minuta pas thirrjes së parë emergjente, të bërë të premten derisa i dyshuari ende po gjuante me armë zjarri.

“Në makinë ishin edhe dy armë zjarri tjera, me të cilat i dyshuari dyshohej se kishte për qëllim ta vazhdonte sulmin”, ka theksuar ajo për reporterët të shtunën në Chirstchurch.

Ardern tha që ka pasur edhe fëmijë të përfshirë. Një nga të plagosurit është një foshnje dyvjeçare.

Një shtetas australian, Brendon Tarrant, 28 vjeç, u paraqit në gjyq të shtunën, i akuzuar për vrasje në lidhje me masakrën dhe është dërguar në paraburgim deri më 5 prill. Ai pritet të përballet me më shumë akuza.

Ardern tha se hetimi ishte në vazhdim por autoritetet besonin se kishte vetëm “një autor të dhunës”.

Një njeri tjetër u arrestua të premten për mbajtjen e një arme zjarri në makinën e tij për të shkuar në shtëpinë e tij familjare, ndërkohë që qyteti ishte në bllokim dhe u lirua nga policia pa akuzë.

Policia gjithashtu arrestoi dy persona në një pikë kontrolli. Komisioneri i policisë së Zelandës së Re, Mike Bush, tha se janë “duke punuar” për të zbuluar nëse njëri nga ta apo që të dy ishin të përfshirë në incident.

Tridhjetë e nëntë persona mbeten në spital, 11 prej të cilëve janë në gjendje kritike në një nga njësitë e kujdesit intensiv. Një fëmijë katërvjeçar në gjendje kritike u dërgua në spitalin e femijëve “Starship” në Aucklad.

Shefi i kirugjisë së spitalit Christchurch, Dr. Greg Robertson, tha që shumë viktima kishin nevojë për operacione të shumëfishta.

Ardern të shtunën u takua me familjet e viktimave. Ajo tha se autoritetet po punonin për t’u siguruar që trupat të identifikohen dhe të riatdhesohen shpejt për t’u mundësuar varrime të duhura muslimane.

Ardern gjithashtu tha që besohet se armët e përdorura në sulm ishin të modifikuara ashtuqë vrimat e vakumit t’i mundosjnë të mbyllën sipas dëshirës së qitësit në mënyrë që të jenë sa më efektive, për detaje të mëtutjeshme mbetet të diskutohet në kabinet të Hënën.

Detaje të plota për armët e përdorura në sulm nuk janë lëshuar publikisht, por Ardern ka konfirmuar se janë perfshirë dy pushkë gjysmautomatike. Këto mund të blihen legalisht me një licensë të kategorisë A të nivelit fillestar, me kusht që ata të mos kenë një magazinë me kapacitet të lartë. Tarrant kishte nje licensë të tillë që nga dhjetori i vitit 2017.

Ekspertët e kontrollit të armëve theksojnë për “The Guardian” se armët e tilla mund të shndërrohen lehtësisht në pushkë gjysmautomatike të stilit ushtarak duke përdorur një magazinë me kapacitet të lartë, shitja e të cilave ende nuk është e rregulluar në Zelandën e Re, shkruan “The Guardian”.

Komento: