Ngjarja tronditëse në Prishtinë u krye në sy të një fëmije dy vjeçar

15:07 | 22 April 2019

Lagjja Dardania në Prishtinë është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë.

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin.

Një burrë ka vrarë gruan e tij, gruan e djalit e pastaj edhe vetën në lagjen Dardania.

Gazeta Express mëson se burri që kreu vrasjen ka qenë i sëmurë psikik, ndërsa familjarët e tij ishin rrezikuar edhe më herët.

Ai edhe para një viti kishte tentuar të vriste gruan e tij, e policia i kishte konfiskuar armët.

Sic mëson Express nga vendit i ngjarjes, ky person kishte blerë sërish armë dhe sot ai u mori jetën dy familjareve dhe vetës.

Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe një fëmijë.

Rastin për Express e kishte konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Ahmet

Komento: