Ngjarje e e pazakontë: Lind vajza me tri koka – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ngjarje e e pazakontë: Lind vajza me tri koka

13:41 | 21 Korrik 2019

Një ngjarje shumë e pazakontë ka ndodhur në Indi.

Është bërë e ditur se me datë 11 korrik ka lindur një fëmijë me tre koka në një qendër shëndetësore në lagjen Etah të Uttar Pradesh.

“Daily Mail” ka shkruar se lindja e fëmijës me tre koka ka lënë pa fjalë mjekët edhe prindërit.

Nëna e fëmijës ka thënë se ajo kishte pasur shumë dhimbje edhe gjatë shtatzënisë.

Sipas mjekëve shtatzënia e saj kishte qenë normale, por për ta është e habitshme fakti se si ajo ka sjellë në jetë një fëmijë me tre koka.

Fëmija që ka lindur me tre koka jeton dhe pritet që mjekët ta operojnë.

Po ashtu mësohet edhe gjinia e saj, ajo është vajzë. Mjekët janë duke u përgatitur që ta kryejnë sa më parë operacionin e saj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!